Ora News - Hajnaj: Të goditen grupet kriminale, kontrolle edhe ambientet e mbyllura

2018-05-12 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv/drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka kërkuar më shumë bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese dhe kryerjen e kontrolleve në ambientet e mbyullura ku dyshohet se janë magazinuar sasi të mëdha kanabisi në gjithë qarkun e Tiranës.

Aida Hajnaj: "Kontrollet duhet të vazhdojnë jo vetëm në zonat që janë kontrolluar një herë, por edhe në ambientet e mbyllura. Duhet të rritet bashkëpunimi midis agjencive të tjera që kanë detyrime për këtë fenomen. Të forcohet pjesa e goditjes së grupeve kriminale, nuk do të ketë tolerim për askënd".

Deklaratat e zyrtares së Policisë së Shtetit u bënë në një takim të thirrur nga Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari me strukturat e policisë së kryeqytetit. Prefektja theksoi se policia duhet të krijoi një hartë ku është kultivuar kanabisi dhe atyre ku ka risk për kultivimin në të ardhmen.

Suzana Jahollari: Detyrë që ne kemi përcaktuar me planin e veprimit është që ne të krijojmë atë hartën e sipërfaqeve ku janë kultivuar ose potencialisht ku mund të kultivohen bimë narkotike. Kanabisi nuk do të jetë më pjesë e jetës së qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skenderaj, theksoi se shifrat e luftës kundër drogës për muajt e parë 2018 janë pozitive.

Kastriot Skënderaj: "Ne si polici kemi hartuar disa objektiva për të parandaluar këtë fenomen, ku qëllimi kryesor ka të bëjë me angazhimin për kontrollin e plotë të territorit, për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, duke rritur kapacitetet e strukturave të Policisë në luftën kundër këtij fenomeni, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që merren me këtë lloj aktiviteti kriminal".

Kreu i policisë së Tiranës tha se të gjitha komisariatet e qytetit kanë marrë urdhër për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e mbjelljes dhe kultivimit të kanabist.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lufta-kunder-droges-hajnaj-te-goditen-grupet-kriminale-kontrolle-edhe-ambientet-e-mbyllura