Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lexuar letrën e një qytetari, që ja kishte dërguar mëngjesin e sotëm në hyrje të Parlamentit dhe që në të flitej për ndihmën ekonomike. Teksa lexoi fraza të letrës, ku tregoheshin vuajtjet e familjes së personit që kishte shkruar letrën, Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për një çast, në mënyrë që t?iu sjellin sadopak buzëqeshje familjeve të varfra.
?Nuk impresionohem dhe as më bëhet merak, se fatkeqësisht ne nuk jemi Danimarkë, madje nuk krahasohemi as me vendet e rajonit. Të vërtetën duhet t?ua themi shqiptarëve, mjafton kokaina e kapur në Durrës për t?iu thyer shpresën atyre. Sot duke ardhur në Parlament, në hyrje më ndaloi një zotëri, që në pamje të jashtme ishte i lodhur nga veshja dhe nga rrathët e syve. Më dha një letër dhe më tha i kam drejtuar letër kryeministrit, deputetit të zonës. E mora, çudia ishte që kishte të bënte me ndihmën ekonomike. Personin e keni te trau i Parlamentit që mban disa zarfe në dorë për t?ua dërguar deputetëve.