TIRANE - Kërkesat e naftëtarëve të ARMO-s nuk kanë marrë zgjidhje çka ka bërë që ata të udhëtojnë sërish në drejtim të Tiranës për të protestuar.
Sot ata janë mbledhur përpara Ministrisë së Energjisë me pankarta në duar për pagat e prapambetura dhe kushtet e tyre të punës në uzinën naftënxjerrëse të Ballshit.
Naftëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave nëse ARMO nuk u jep zgjidhje p/r pagat e prapambetura të cilat arrijnë deri në 16 muaj dhe respektimin e kontratave e plotësimin e kushteve të punës.