Rama: Ndihmën ekonomike do ta marrin ata që e meritojnë, të aftët për punë nuk përfitojnë

2018-05-12 0

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita, kreu i qeverisë tha se skema e vjetër e ndihmës ekonomike ndahej për të afërmit e partive politike e deri te anëtarë e këshillave bashkiake.

Skema e re, tha Rama ka bërë që 10063 familje të bëhen pjesë e skemës, të cilat nuk trajtoheshin me ndihmë ekonomike padrejtësisht. "Nga këta 20 382 të përjashtuar janë posedues automjetesh, kanë ardhura nga paga, përfitime nga pensioni, të cilat nuk i kanë deklaruar por këto janë parakushte për të mos marrë ndihmë ekonomike.

Fusnin duart në arkën e ndihmës ekonomike. Tani këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, por nuk thuhet asgjëkundi që këto ndryshime që ne sollëm përmes zbatimit të reformës kanë mundësuar që 18 mijë e 837 mijë familje të aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike pasi ishin të përjashtuar.

Free Traffic Exchange