Report TV - Rama me kufje në vesh në Parlament, irritohen deputetët e opozitës

2018-05-12 0

Seanca e Kuvendit të kësaj të enjte ka nisur me një mocion debati të kërkuar nga opozita për ndihmën ekonomike. Teksa kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, po fliste në foltore, kryeministri Rama kishte vënë kufjet në vesh. Ky detaj nuk i ka shpëtuar Spahos, i cili ka ndërprerë fjalën, duke kërkuar që Rama të heqë kufjet. Kjo ka shkaktuar edhe debate në sallë. Por përgjigjen e dha kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili u shpreh se kreu i qeverisë po dëgjonte Spahon pasi fonia e Kuvendit është e dobët. Ndërkohë dhe gjatë fjalës së kreut të PD Basha përsëri kryeministri Rama ka preferuar të mbajë kufje.

Free Traffic Exchange