Rama: Profesor s'vjen nga pylli! Spaho: Kryeministër me poture, shpesh herë të mbushura

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kuvend vijon mocioni me debat mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës lidhur me ndihmën ekonomike. PD pretendon se janë hequr nga ndihma ekonomike 20 mije familje të varfra. Seanca nisi me fjalën e kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho dhe replikës së kryeministrit Edi Rama. Këta të dy kanë shkëmbyer dhe batuta ironike e therrëse me njëri tjetrin

Edi Rama: Ta kam thënë edhe herën e shkuar. Ia thashë edhe Lulzimit që ta kishte parasysh por nuk më dëgjoi, sepse Lulzimi kur shkon tek të varfërit shkon për t?i përdorur për të dalë në fotografi dhe nuk e ka mendjen si të ndihmojë të varfrit, por e ka mendjen si të gjejë ndihma nga të tjerët që të dalë në fotografi me të pasurit që: ka 6% fond për pushtetin vendor.
Është një 6 %-sh, i cili shkon ekzaktësisht për ata në nevojë që Pushteti Vendor gjykon se duhen mbështetur me asistencë. Dëgjojeni sa interesant:

Me ligjin e 2011-s këta vunë 3% për këtë çështje që do të përdorej nga bashkitë me demek?.

Edmond Spaho: 3% e pushtetit vendor të bashkisë.

Edi Rama: Profesor të të japë kufjet që unë të vazhdoj, ti të dëgjosh çfarë dëgjoj unë? Të lutem! Mbaj kufjet e mia, dëgjo atë që dëgjoj unë, që unë të flas. Të lutem!

Edmond Spaho: Kjo ka bërë që dëgjon gabim, prandaj?

Edi Rama: Profesor të lutem, mos u bë si ata nxënësit që të ndërpresin tani. Je profesor tani, vjen nga Katedra, nuk vjen nga pylli

Edmond Spaho: Dakord, ta kthej në replikë përgjigjen

Edi Rama: Po pra. Po patjetër pra. Kur të mbaroj, hajde fol këtu, por jo i pyllit. Je i katedrës. Ata të pyllit le të flasin

Edmond Spaho: Dakort

Spaho në replikë: Dy çështjeve kryesore i bëre bisht. I ke zvogëluar me 38 % numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe ke zvogëluar me 40% fondet. Por do ta marrësh përgjigjen nga kolegët e mi në diskutimet e tyre. Ti Edi merresh me individin, nuk merresh me problemin. Unë nuk merrem me individin, se po të merresha me individin do thosha që ?Kryeministri ynë është me poture si Haxhi Qamili tek romani ?Vit i Mbrapshtë? edhe shpesh herë i mbush ato poture.

Ose do të thosha që ?ti vesh çorape jeshile, çorape të verdha? ose do merresha me atletet e tua që i shkove zv/presidentit amerikan dhe pastaj të përzunë. Por këtë nuk e bëj. Pse nuk e bëj? Për një arsye: Se ti problemin nuk e ke tek këmbët, ti problemin e ke tek koka, koka s?rregullohet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/batutat-rama-profesor-svjen-nga-pylli-spaho-kryeminister-me-poture-shpesh-here-te-mbushura