Ora News - Korçë, sekuestrohen 686 kg kanabis në një banesë

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë fshatin Bulgarec në Korçë, ndërsa në pranga ka përfunduar 45 vjeçari Jetnor Gungo, pronar i banesës.

Policia lokale bën me dije se droga e gjetur ishte e ndarë në 49 thasë. Bimët ishin të thata dhe bohçet nuk ishin ndarë nga degët. Lënda narkotike, dyshohet se ishte magazinuar në shtëpitë e 45 vjeçarit për t'u tharë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim Jetnor Gungo 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës.

"Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa", sqaroi policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-sekuestrohen-686-kg-kanabis-ne-kerkim-pronari-i-shtepise