Stop - Kamëz, në emigracion me ndihmë ekonomike, ndan para me zyrtaren! (14 mars 2018)

2018-05-12 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-138-sezoni-3/

Pastrimi i skemës së ndihmës ekonomike ështe kthyer në debatin e politikës ditët e fundit. Emisioni ?Stop? sjell një rast të pastër abuzimi të përfitimit të ndihmës ekonomike në Kamëz.

Gazmir Qema ka hyrë në këtë skemë që në vitin 2014 e deri më sot, por emisioni ?Stop? ka mësuar se prej tre vitesh ai ka emigruar familjarisht në Gjermani.

Pas investigimit rezulton se vjehrra e Gazmirit merr 57 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, duke i pjesëtuar me administratoren shoqërore të Kamzës, Dhurata Çali.

Pranë redaksisë së emisionit ?Stop? ka mbërritur një denoncim për Gazmir Qemën, i cili ka hyrë në skemën e ndihmës ekonomike prej vitit 2014. Një vit më pas, ai ka emigruar sëbashku me familjen si azilkërkues në Gjermani, por kush e ka marrë ndihmën ekonomike?

Gazetarja e emisionit ?Stop? tregon se familja Qema e ka pasaportizimin në Bathore, ndërkohë që banon në Valias të Ri. Ajo iu drejtua shtëpisë së vjehrrit të tij, Fatmirit, ku banonte Gazmiri me familjen, por duke qenë se nuk u përgjigj njeri, pyeti banorët e zonës nëse kanë informacion për këtë familje.

Banori 1

Gazetarja ? Këtë Fatmirin këtu, e njeh ti?

Banori 1 ? E kam komshi.

Gazetarja ? Komshi. Arjona, Arjona?

Banori 1 ? E ka gocë.

Gazetarja ? Po, vajza e Fatmirit. Kam informacion që ka 3 vjet që ka ikur në Gjermani. Apo jo?

Banori 1 ? E di, që kështu, ka ik atje. Po!

Gazetarja ? Ka ikur në Gjermani?

Banori 1 ? Kështu thuhet, di gjë unë?

Gazetarja ? Kam marrë një listë këtu tek Bashkia për këto familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe një nga këto familje është edhe familja e këtij Gazmir Qemës. Di gjë nëqoftëse janë aty, apo jo?

Banorja 2 ? Jo, ajo nuk është aty!

Gazetarja ? Ku është?

Banorja 2 ? Ka 3 vjet që është në Gjermani ajo.

Gazetarja iu drejtua Zyrës së Ndihmës Sociale në Bashkinë e Kamzës për të verifikuar nëse Gazmir Qema është përfitues i ndihmës ekonomike, ku komunikoi me Durata Çalin, specialisten e Zyrës së Ndihmës Ekonomike.

Gazetarja ? Ne kemi informacion për një familje në nevojë, donim të dinim: a merr ndihmë ekonomike?

Administratorja Shoqërore ? Emrin?

Gazetarja ? Gazi Qema.

Administratorja Shoqërore ? Gazmir Qema?

Gazetarja ? Po!

Administratorja Shoqërore ? Si e ka emrin bashkëshortja?

Gazetarja ? Arjona.

Administratorja Shoqërore ? Arjana, jo Arjona e ka emrin.

Gazetarja ? Ndoshta, kështu na ka ardhur informacioni.

Administratorja Shoqërore ? Është familje me 5 anëtarë: Gazmir, Arjana është bashkëshortja..

Gazetarja ? Po!

Administratorja Shoqërore ? Kam qenë tek shtëpia?

Gazetarja ? Po!

Administratorja Shoqërore ? Dhe ato rrinë në një shtëpi dy-katëshe?

Gazetarja ? Po!

Administratorja Shoqërore ? Dy-katëshe e mbaruar, jo se dy-katëshe?

Gazetarja ? Kuptoj! Me çfarë shume trajtohen?

Administratorja Shoqërore ? 57 mijë lekë të vjetr...