Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nata thuhet i ka sytë mbyllur, por banorët e fshatit Shirq në Shkodër nuk mund të flenë.
Më shumë qëndrojnë pa gjumë, e me sytë në dritare duke parë nivelin e ujit dhe gati për evakuim nëse do ta kërkojë nevoja.
Argjinatura e fshatit rrezikon të mos e përballojë fluksin e lartë të prurjeje, ndaj ka nisur puna me ngritjen e barriera mbrojtëse.
Thasë me rërë janë vendosur si prita dhe paralelisht uji tërhiqet nga banesat me pompa.
Banor: Kena frikë.
Situata me të cilën po përballen është tejet e vështirë. Uji ka mbuluar tokat bujqësore dhe oborret e shtëpive, duke prekur shkallët e para.
Banor: Frika jonë është të mos ketë prurje më të mëdha.
Në ndihmë të banorëve janë angazhuar forcat e emergjencës civile, punën e të cilëve e ndoqi nga afër kamera e Ora News në Shkodër.
Prençi: Këto janë trupat më të përgatitura që kontribuojnë.
Përtej vështirësive që ka krijuar rritja e nivelit të ujit, kreu i emergjencave Shemsi Prençi është optimist se gjithçka do të kalojë pa pasoja të mëdha.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/netet-pa-gjume-mes-ujit-te-banoreve-te-shirqit