Ora News - Pa ndihmë ekonomike! Jetesa në kushte ekstreme, përse u përjashtuan?

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në reformën e ndihmës ekonomike, vetëm në njësinë administrative Kamëz janë hequr nga skema 700 persona. Për të parë kushtet, mënyrën e tyre të jetesës Ora Neës ishte në shtëpinë e familjes Sula dhe Qefalia në Babrru në njësinë administrative Paskuqan.

Varfëria e tyre lexohet që në pragun e shtëpisë.

Hasan Sula jeton në këtë dhomë të vetme bashkë me bashkëshorten e tij, e cila siç thotë ai ka shkuar të mbledhë kanaçet e rradhës në kontinerët e plehrave në Paskuqan.

Merr pagesë paaftësie prej 9700 lekë, por ka dy muaj që është hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Gazetarja: Me çfarë jetoni?

Hasan Sula: Vetëm me kanaçe, me bidona siç e pe.

Në kushte ekstreme varfëria nuk heziton të tregojë vërtetimet mjekësore të lëshuar nga bluzat e bardha për invalidetin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-perjashtuar-nga-ndihma-ekonomike-familjet-qe-jetojne-ne-kushte-ekstreme-varferie