Nis puna per ndertimin e kadastres fiskale

2018-05-12 0

Në 1 Prill, Ministria e Financave do të nisë punën për ndërtimin e kadastrës fiskale. Projekti do të përfshijë hedhjen në sistem të të gjitha pronave në Shqipëri, rezidencat e banimit, ndërtesat për qëllime biznesi dhe trojet bujqësore.

Kadastra do të jetë në të ardhmen sistemi i cili do të gjenerojë dhe do të vendosë një vlerë të saktë të pasurive të patundshme, që më pas do të shërbejë për tatimin e pronës.

Fillimin e punës për kadastrën fiskale, Ahmetaj e bëri të ditur për mediat gjatë takimit me përfaqësuesit e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, të cilët do të asistojnë projektin.

Kreu i Financave vlerësoi si pozitive situatën ekonomike në Shqipëri dhe tha se tashmë vendi është gati për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Tv Klan