Më datë 15 Mars në Tiranë dhe më datë 16 Mars në Vlorë, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një koncert që do të sjellë për publikun shqiptar perla të muzikës trandicionale shqiptare dhe asaj greke.
?Bridges of musical tradition? titullohet koncerti dhe vjen nën interpretimin e dy artistëve të jashtëzakonshëm, mezzosopranos shqiptare, Vikena Kamenica dhe tenorit grek, Stavros Salabasopoulos.
Mjafton të përmendim vetëm disa prej këngëve të repertorit, si ?Margjelo?, ?Baresha?, ?Moj e bukura Arbëri?, etj, për të kuptuar se çfarë perlash do të përmbajë ky koncert. Por për të dhënë më shumë detaje rreth koncertit ishte sot e ftuar në ?Rudina?, Vikena Kamenica.
?Në koncert do të ketë materiale shumë të mira të muzikës klasike shqiptare dhe kam vënë kolegun tim grek për të kënduar një duet në shqip, ashtu siç edhe unë do të këndoj një duet në greqisht. Ky koncert do të jetë një formë ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani?, tha Kamenica.
Ndërkohë Salabasopoulos, në një konferencë për mediat tha se ndihet i nderuar që do të këndojë në Shqipëri.