Ora News - Kryeqendra e festës, Elbasani mblodhi mijëra njerëz për të pritur stinën e ngrohtë

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Daton që në antikitet, por elbasanllinjtë janë kujdesur që të përçojnë ndër breza festën tradicionale të Ditës se Verës.

Festimet nisën herët në mëngjes ku qytetarët iu gëzuan diellit të ngrohtë e aktiviteteve të larmishme.

Siparin e festimeve e çelën karnavalet, ku nxënës së shkollave nentë vjeçare përcollën mesazhe sensibilizuese për dhunën, korrupsionin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteteve iu bashkuan me mijëra qytetarë, por më entuziastë ishin të vegjlit.

Ata që numërojnë më shumë vite jete thonë se tradita e Ditës së Verës ka pësuar ndryshime. Për ta ëmbëlsira tradicionale është revania dhe jo ballokumja.

"Pranvera gëzohet në natyrë kryesisht dhe jo brenda rrugëve të qytetit. Revania është ëmbëlsira e Ditës së Verës dhe jo ballokumja".

Dita e Verës ka rënë edhe në veshin e të huajve ndërsa Elbasani në këtë ditë të veçantë pati vizitorë edhe nga Australia e largët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeqendra-e-festes-elbasani-mblodhi-mijera-njerez-te-pritur-stinen-e-ngrohte