Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vllaznia mori një barazim pa gola ndaj Partizanit, duke thelluar kështu në 5 pikë distancën nga zona e ftohtë. Pas ndeshjes trajneri i kuqebluve, Ernest Gjoka ka theksuar se nga mënyra se si u zhvillua loja, barazimi ishte rezultati më i drejtë.
"Mendoj se ashtu siç u interpretu ndeshje, dëmtimet që kishim dhe zëvendësimet e detyrueshme ishte një barazim i drejtë. Pavarësisht që ne na duhet vetëm fitorja, por që futbolli i pranon të gjitha.
"Skuadra ka krijuar ekuilibër. Sigurisht që tashmë po konfigurohet në një skuadër të fortë por që ne na duhen sa më shumë pikë pasi gara është shumë e hekurt.
"Është shqetësuese situata e Berishës, Gocaj, Krymit dhe Erjon Vucaj. Vucaj ka sakrifikuar duke lozur për 45 minuta me një dëmtim shumë të madh në pulpë. Ishalla është i gatshëm për sfidën ndaj Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjoka-luajme-gjithmone-fitore-por-demtimet-nga-ndrydhen