Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konsiderohet si ndër ngjitjet më të vështira, të alpinistëve në malin e Valbonës, nga trashësia e dëborës dhe ngricat, gjatë marshimit.
Janë 72 alpinistë nga disa rrethe të ndryshme si dhe nga diaspora, të cilët kanë marshuar në alpet e zonës turistike në Valbonë, duke e nisur startin në orët e para të mëngjesit.
Kreu i Federatës Shqiptare së Alpinizmit, Jani Zizo ka mbajtur një fjalim para nisjes, duke falenderuar pjesëmarrësit, në këtë ngjitje mjaft të vështirë, dhe më pas ata kanë përshkuar majat e alpeve.
"Itinerari është: Do të shkojnë në qafën e Zhaborës dhe pastaj do të zbresim pak për rreth 100 metra dhe më pas do djathtas do të ngjitemi për në majë."
Për rreth 12 orë grupi do të rikthehej në finish, një udhëtim me mjaft sakrifica, duke u përballur dhe me orteqet e dëborës, ndërsa disa nga alpinistët kanë provuar dhe rrëshqitjet e pavullnetshme, madje janë shfaqur raste rreziku për jetën e tyre nga ngricat dhe trashësia e dëborës në rreth dy metra.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alpinistet-shqiptare-sfidojne-deboren-ngjiten-ne-malin-e-valbones