Ora News - Mijëra qytetarë festuan Ditën e Verës në Tiranë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e Verës mbushi si çdo vit rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit. Atmosfera festive ndihej kudo ndërsa në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshin "Skëndërbej", Bashkia kishte organizuar aktivitete të ndryshme artistike.

Por edhe Liqeni Artificial ishte tejet i frekuentuar. Festimet nisën me paradën e parë të karnavaleve të organizuar prej fëmijët e shkollave 9 vjeçare por edhe Flota Kombëtare e Pilotëve Kosovë-Shqipëri ka surprizuar.

Në festime mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili uroi qytetarët për Ditën e Verës.

Veliaj theksoi se pavarësisht disa debateve, puna për ndërtimin e Tiranës do të vijojë. Ai siguroi nisjen e një sërë projektesh të rëndësishme për qytetin.

Veliaj: Pavarësisht debateve që pati kur ndërtuam këndin e lojërave, pavarësisht debateve që pati kur ndërtuam Pazarin e Ri, pavarësisht debateve që pati kur ndërtuam Bulevardin e Ri, do të vazhdojmë në këtë mot të ri për të ndërtuar më shumë në Tiranë, pavarësisht debateve që do kenë. Do të jetë Piramida, do të jetë teatri i ri, do të vazhdojmë me fundin e bulevardit. Ne kemi mësuar që çdo ndryshim vjen me një rrëmujë të madhe, por kur ndryshimi vjen, të gjithë e përqafojnë dhe harrojmë që shumë prej gjërave që kemi kritikuar e debatuar, janë sot pikat më të nxehta të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mijera-qytetare-festuan-diten-e-veres-ne-tirane

Free Traffic Exchange