Ora News - Pezullohet ligji 7501, vendimi i qeverisë edhe për ish-fermat

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pezullohet përkohësisht dhënia e certifikatave të pronësisë për ata që përfituan tokë nga ligji 7501 dhe ai i ndarjes së tokave të ish- ndërmarrjeve bujqësore .Vendim i marë nga qeveria në mbledhjen e zhvilluar në Elbasan është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të prekë zonat me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike. Pezullimi prek kryesisht zonat bregdetare ku do të nisë verifikimi i rreth 30 mijë parcelave.

"Qeveria synon ti japë fund këtij procesi të turpshëm dhe ti rikthejë shtetit shqiptar tokat e grabitura në këtë mënyrë. Do të bëjë krehjen e vendimarrjes abuzive përgjatë gjithë vijës bregdetare për ta çliruar atë nga ngërçi pronësor. Këtij procesi ligjvënës do ti nënshtrohen rreth 30 mijë parcela përgjatë gjithë bregdetit shqiptar".

Vetëm pak ditë pas deklaratës së kreut të Aluizni-t, Artan Lame, qeveria mori vendim për pezullimin e kalimit në pronësi të tokave të marra në përdorim në bazë të ligjit 7501.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Elbasan dhe është botuar në Fletoren Zyrtare dhe në bazë të tij bashkitë që preken janë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

Në vendimin e qeverisë, thuhet gjithashtu se objekt do të jenë pronat e ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore të cilat janë në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.

Qeveria urdhëron njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të zbatojnë vendimin pavarësisht nga faza procedurale ku janë.

Harta e tokave që do të preken është e parashikuar dhe në Gjeoportalin Kombëtar ku dhe janë të parashikuar nismat për investime.

Sipas kryetarit të ALUIZNI-t, zonat më problematike ku ka denoncime për abuzime me titujt të pronësisë janë bregdeti i Velipojës, Lezhës, Shëngjinit, zona e Kune-Vainit, Ishull Lezha, Gjiri i Lalëzit, bregdeti i Spillesë në zonën e Kavajës, bregdeti i Semanit, zona e Nartës, zona e Orikumit dhe bregdeti i Rivierës në përgjithësi në jug.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pezullohet-kalimi-ne-pronesi-i-tokave-te-marra-ne-perdorim-ne-zonat-turistike