KORÇË - Rreth 686 kg drogë e llojit kanabis janë sekuestruar në një banesë në fshatin Bulgarec në Korçë.
Policia ka shpallur në kërkim K.G, 45 vjeç, pronar i shtëpisë. Policia sqaron se pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Narkotikët.
Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.