Report TV - Financimi i partive, Report TV siguron raportin e PS dhe LSI

2018-05-12 0

EKSKLUZIVE - Në kulmin e debateve për burimet financiare të partive, të nxitura ndaj akuzave për Partinë Demokratike se ka shpenzuar më shumë se gjysme milioni dollar për lobim në SHBA duke përfshirë dhe kompani ruse, Report TV ka siguruar raportet financiare për vitin 2017 të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Është pikërisht ky raport vjetor ku PD pritet të deklarojë sa para ka paguar për lobim jashtë vendit, dhe do të saktësojë edhe kontratat e shumëdiskutuara për ndikime e influenca ruse, i cili pritet të hapë edhe hetimin e KQZ-së për këtë çështje. Burime të sigurta thonë për Report TV se raporti i PD-së është depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe ky institucion është ende duke e verifikuar nëse përmbush apo jo standardet ligjore formale, ndaj për momentin nuk është e mundur të ndahet me publikun.