Rama e Basha festojnë në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të ndodhur në Elbasan për të kremtuar ?Ditën e Verës?, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika në distancë mbi zhvillimin ekonomik dhe sektorin privat.



Edhe pse kanë shmangur njëri-tjetrin gjatë vizitës në panairin organizuar me rastin e festës, duke zgjedhur orare të ndryshme, dy politikanët kryesorë mbajtën qëndrime katërçipërisht të ndryshme.



Deklarata u bënë një ditë para se kreu i qeverisë dhe ai i PD-së të përballen në Parlament, ku do të zhvillohet mocioni me debat lidhur me heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve në gjithë vendin.

Free Traffic Exchange