Ora News - Ritet e Ditës së Verës

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza bashkë me disa rituale specifike, që vijojnë të respektohen edhe pse të përshtatura me kohët që jetojmë.

Dikur dedikimet i kushtoheshin n perëndisë Diana, në faltoren e Zanës së Çermenikës, një zonë kjo në Librazhd, por ato praktikohen për një jetë më të mirë, të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati.

Festimet që kulmojnë më datë 14 mars, paraprihen nga rituali i zjarreve të mesnatës, i cili simbolizon largimin e dimrit dhe paganët dikur besonin se i jepte forcë diellit.

Qindra qytetarët iu bashkuan këtij rituali në qytetin e Korçës.

Pasi kapërcyen zjarrin që besohet se largon të keqen, qytetarët u larguan me urime për njëri tjetrin

Qytetar: ?Ka shekuj që është traditë. Ndryshe quhej ?xhakalanë? në kohën e hershme dhe tani i themi ?zjarri i ditës së verës??

Qytetar: ?Njerëzit e festojnë që të kenë një behar të mbarë?

Por në Kukës, tradita po devijohet, pasi në vend të druve e shkurreve, të rinjtë i kanë zëvendësuar me goma, të cilat shkaktojnë ndotje dhe sfumojnë kështu pastërtinë që stina e luleve pritet të sjellë.

Të tjera rite nisin në orët e para të mëngjesit kur një anëtar i familjes mbush ujë të freskët dhe fusin në shtëpi bar të njomë.

Veç kësaj, ditën e verës, lidhet në dorë një ?verore? që është si byzylyk i formuar prej një fijeje të kuqe dhe një fijeje të bardhë.

Familjet presin vizita dhe më pas organizojnë piknik në natyrë

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ritet-e-dites-se-veres

Free Traffic Exchange