Ora News - Trafik droge nga Shqipëria në Itali, emrat e shqiptarëve të arrestuar

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 2 viteve hetime, policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë arrestuar 43 persona, nga të cilët 20 shqiptare, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Për operacionin ?Shefi? janë angazhuar mbi 200 forca të rendit, ndërsa sipas hetimeve droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Itali, operacioni antidrogë

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare kanë finalizuar pas 2 viteve një operacion të përbashkët antidrogë të koduar me emrin "Shefi" nën koordinimim e Antimafias Italiane. Mëngjesin e kësaj të mërkure (14 mars 2018), mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine dhe hashashi.

Sipas të dhënave të policis, droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias teksa hetimet për operacionin "Shefi" mësohet se kishin nisur në mars të vitit 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit.

Të arrestuarit janë 21 shtetas shqiptarë dhe 23 italianë, të cilët akuzohen për bashkëpunim mes tyre në trafikimin e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit:

1-Dritan Naci, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31 vjeç

3-Marlian Aliaj, 22 vjeç

4-Andi Peshku, 24 vjeç

5-Vullnet Daci, 28 vjeç

6-Gezim Bircaj, 53 vjeç

7-Malton Lleshi, 34 vjeç

8-Fiqiret Seferi, 53 vjeç

9-Ernest Peza, 26 vjeç

10-Leonidha Sejdiaj, 51 vjeç

11-Elton Ismaili, 38 vjeç

12-Ferhat Hajdini, 44 vjeç

13-Vullnet Cila, 38 vjeç

14-Shpetim Shehi, 38 vjeç

15-Donial Drolli, 28 vjeç

16-Ibrahim Xhihani, 25 vjeç

17-Ergen Seferi, 27 vjeç

18-Arian Kërtusha, 47 vjeç

19-Senat Hallunaj, 22 vjeç

20-Hamid Seferi, 24 vjeç

Milionat e droges

Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge. Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit. Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/trafik-nderkombetar-droge-nga-shqiperia-ne-itali-43-te-arrestuar