Ora News - Teknologjia në zgjedhje, OSBE mbështet numërimin elektronik

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi thotë se në parim ka një dakordësi nga ndërkombëtarët për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

Një fakt i tillë është mbeshtur edhe nga këshilltari për reformën zgjedhore i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, Florian Hobdari, në një intervistë të posaçme për Ora Neës.

Ai deklaron se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje kërkon kohë dhe duhet bërë sa më parë.

Hobdari tha se OSBE rekomandon vetëm numërimin elektronik pasi është më i thjeshtë dhe kërkon më pak burime.

Hobdari: Përdorimi i teknologjisë duhet të sigurojë zbatimin e të gjitha angazhimeve të OSBE lidhur me zgjedhjet demokratike. Këtu mund të përmend disa nga parimet më themelore që janë fshehtësia e votës, transparenca e procesit, integriteti i rezultatit dhe besimi i publikut. Ne si OSBE kemi rekomanduar prej kohësh të shikohet me përparësi numërimi elektronik pasi në vetëvete ai është më i thjeshtë, ka kosto më të pakta financiare, menaxhohet më mirë, kërkon trajnimin e më pak numër njerëzish dhe gjithashtu mund të ndikojë në përmbushjen e një prej rekomandimeve kryesore të ODIHR, që është depolitizimi i administratës zgjedhore.Është nevoja të ndërtohet një kuadër ligjor i plotë përfshirë dhe akte nënligjore të detajuara dhe të përcaktohen procedura transparente dhe afate të qarta kohore që lidhen me specifikimet teknike të pajisjeve që do të përdoren dhe më pas me prokurimin e tyre, testimin dhe certifikimin e tyre.

Sa i takon legjislacionit për shitblerjen e votës, këshilltari i OSBE thotë se duhet të shoqërohet edhe me ndëshkime nga ana e sistemit të drejtësisë për shkelësit e ligjit.

Hobdari: Masat e ndryshme që duhen marrë duhen parë në mënyrë komplekse pasi duhen zbatuar në disa drejtime njëherazi. Rol parësor merr vullneti i partive politike të cilat duhet të tregojnë një vullnet të fortë për të luftuar këtë fenomen, duke shprehur një angazhim të hapur, serioz dhe konkret në luftën ndaj shitblerjes së votës. Shitblerja e votës është një vepër penale që dënohet me burgim nga 1-5 vjet.Është një nivel i lartë dënimi krahasuar dhe me vendet e tjera. Ajo që merr rëndësi të madhe është zbatimi i këtij ndëshkimi nga organet përgjegjëse.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/teknologjia-ne-zgjedhje-osbe-mbeshtet-numerimin-elektronik

Free Traffic Exchange