KAMEZ - Zbardhja e të vërtetës për rrethanat e vdekjes së Lirie Lamit në Kamëz një vit më parë ka tronditur mbarë opinionin publik. Nusja e shtëpisë Marjana Cmeta, 21-vjeçe është arrestuar një ditë më parë si autore e ngjarjes pasi ka helmuar me fostoksinë 48-vjeçaren.
Report Tv ka mbërritur në banesën e viktimës në Kamëz. Fqinjët e familjes Lami shprehen se ishin tronditur kur kishin mësuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Ata thonë se familja e viktimës kishte thënë se Lirie Lami humbi jetën nga infarkti, ndërsa kujtojnë se 48-vjeçarja ishte grua e mirë dhe nuk kishin dëgjuar për konflikte me nusen e djalit, Marjana Cmeta, 21 vjeçe.