Stop - Nënkryetar bashkie dhe avokat, si e shkel ligjin zyrtari lokal i Kavajës! (13 mars 2018)

2018-05-12 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-137-sezoni-3/

Përparim Çaça është aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Kavajës, ndërsa më parë ka ushtruar profesionin e avokatit. Ligji e detyron që në momentin e marrjes së detyrës së lartë, të bëjë joaktive licencën e avokatit, gjë që Çaça nuk e ka bërë.

Emisioni ?Stop? ka mësuar se ai ka paguar taksat për vitin 2018 pranë Dhomës së Avokatisë, ndërsa zyra e tij private punon me kapacitet të plotë, madje duke shfrytëzuar edhe postin e nënkryetarit të bashkisë.

Në kamerën e fshehtë, Përparim Çaça shfaqet duke i marrë përsipër një qytetari çështjen e pronës, ndërsa përballë gazetarit përgjigjet se nuk punon si avokat.

Emisioni ?Stop? ka investiguar rreth nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, i cili rezulton se kryen dy shkelje. Përparim Çaça vijon ushtrimin e profesionit si avokat, ndërkohë që është punonjës i administratës publike, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 4 dhe nenin 6 në ligjin për avokatin në Republikën e Shqipërisë, si dhe qëndron në zyrë e tij të avokatisë gjatë orarit zyrtar, ndërkohë që duhet të jetë në Bashkinë e Kavajës.

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? iu drejtua zyrës së tij ligjore, ku sekretarja u shpreh se nuk gjendej aty.

Qytetari ? Si kalove? Si jeni? Mirë?

Sekretarja e avokatit Çaça ? Nuk është këtu për momentin. Kishit gjë?

Qytetari ? Jo, s?ka gjë! Vetëm njoftoje se e takoj te Bashkia?

Sekretarja e avokatit Çaça ? Në rregull!

Qytetari ? Faleminderit!

Më pas shkoi në bashki ?

Qytetari ? Si kalove?

Punonjësja e bashkisë ? Mirë! Si jeni?

Qytetari ? Desha të takoj pak nënkryetarin!

Punonjësja e bashkisë ? Përparimin?

Qytetari ? Bëja një telefon!

Punonjësja e bashkisë ? Nuk e kap te zyra. Po te zyra ligjore që ka këtu?

Qytetari ? Po pra, më thanë që është këtu, prandaj.

Punonjësja e bashkisë ? Jo, nuk është këtu.

Ndaj u rikthye në zyrën e tij ligjore ?

Qytetari ? Erdha prapë. Nuk ishte atje. Bëjani një telefon edhe?

Sekretarja e avokatit Çaça ? Ça t?i them?

Qytetari ? Ka një problem.

Sekretarja e avokatit Çaça ? Me ça?

Qytetari ? Me një pronë.

Sekretarja e avokatit Çaça ? Ku e ke pronën?

Qytetari ? Vorrozen.

Sekretarja e avokatit Çaça ? Alo! Po, foli në telefon!

Qytetari ? Zoti Përparim, si kalove? Kemi një pronë në Vorrozen, në fakt xhaxhi xxxx më ka thënë që shko interesohu te zotëria! Kur mund të kaloj këtu që t?i sjell edhe letrat që t?i shikosh, a nuk e di? Po, ok! Nesër paradite.

Takimi me avokatin dhe njëkohësisht nënkryetarin e Bashkisë Kavajë, Përparim Çaça?

Qytetari ? Kemi hartën e vjetër të komunës dhe atë letrën që na ka dhënë komuna atëherë. Kaq metra me kaq, kjo është prona e gjyshit filan fistekut, tani këta dalin me një pretendim, me një hartë tjetër pak më të re.

Përparim Çaça ? Kush janë të tjerët?

Qytetari ? Janë të lagjes.

Përparim Çaça ? S?është puna e lagjes, sa janë 1, 2, 3? Sa janë? ...