Ora News - Zgjedhjet pa korrupsion? PS-PD dakord për 6 prioritete, mes tyre teknologjia

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi, thotq se me Partinë Socialiste është rënë dakort për shtyllat që do preken në ligjin zgjedhor, në mënyrë që të garantohen standarde në proceset zgjedhore. Dakordësi ka për të punuar në 6 drejtime kryesore thotë Bylykbashi.

Bylykbashi: E para është votimi elektronik, pra futja e teknologjive të reja në votim. E dyta është ajo e votimit të emigrantëve. E treta është shitblerja e votës, e katërta janë cështje të fushatës dhe rekomandime tjera prioritare të OSBE-ODIRH-it dhe Komisionit të Venecias ku përfshihet abuzimi me burimet shtetërore. Cështja e katërt është lista e zgjedhësve dhe sistemeve në drejtësi dhe cështja e fundit, jo nga rëndësia është cështja e administratës.

Pa lënë jashtë vëmendjes cdo instrument që ndikon negativisht në zgjedhje, fokusi i demokratëve do të jetë përdorimi i teknokogjisë.

Bylykbashi: Është i qartë që vetëm ndryshime nenesh në kodin zgjedhor është e pamundur të trajtojë cështje sic është shitblerja e votës, marrja e kartës së identitetit të zgjedhësve me pagesë apo me forcë, korrupsioni i komisionerëve zgjedhorë, keqnumërimi i votave, vonesat në procesin zgjedhor. Të gjitha këto me një zgjidhje të zgjuar dhe të shëndoshë, pra me një sistem votimi të mirë ku shumë prej tyre trajtohen ose plotësisht, ose me një masë të madhe. Kështu që mbetet një prioritet absolut.

Bykykbashi thotë se institucionet ndërkombëtare po mbështesin me ekspertizë dhe me financime për reformën. Në princip u shpreh ai, institucionet që merren me zgjedhjet mbështesin përdorimin e teknologjisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-pa-korrupsion-ps-pd-dakord-6-prioritete-mes-tyre-teknologjia

Free Traffic Exchange