Report TV - Familja Aliaj në Klos të Bulqizës pre 5 ditësh në qiell të hapur

2018-05-12 2

Familja Aliaj në lagjen Shënkoll të fshatit Pleshë në Bashkinë e Klosit ka mbetur në qiell të hapur prej 5 ditësh. Shirat e javës së kaluar dhe erërat e forta kanë shembur jo vetëm çatinë e banesës ku jetonin tre kurorë me 7 anëtarë, por edhe muret anësore. Aktualisht familja e Alban Aliajt dhe vëllezërve të tij është e pabanueshme dhe se ata janë strehuar momentalisht tek një dhomë e njërit prej vëllezërve vetëm 16 metra katrorë rreth 12 veta. Albani thotë se banesa e tij ka qenë plasaritur që me rënien e tërmeteve vitin e kaluar, dhe gradualisht u amortizua duke u pasuar me shembjen totale të çatisë dhe disa mureve anësore. Për fat të mirë ngjarja ka ndodhur ditën dhe në banesë ka patur pak persona të cilët kanë arritur të largohen pa u dëmtuar:

?Në atë moment ishte edhe kunata ime kur u shemb, sepse po merrte rribat, ishte e papritur, ishte ora 3 e pasdites. Nga dhoma matanë isha unë me nusen dhe me gocën, ndërsa këtej ishte vëllai me nusen e vet dhe me 2 fëmijët?, u shpreh kryefamiljari Alban Aliaj.