BOOM: Rrugës Shkodër-Velipojë po i mbaron afati ndërkohë punimet...

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për pak javë nis sezoni veror. Nis edhe qarkullimi i dendur i makinave në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Por si janë punimet e kryera në disa nga investimet e marra përsipër në segmentet shqiptare?

Emisioni "BOOM" udhëtoi drejt Shkodrës, duke sjellë një panoramë të asaj çfarë po ndodh me punimet në rrugën Shkodër-Velipojë, 30 km e gjatë. Në qershor të 2017 janë futur në rikonstruksion 18 km të ndarë në 3 Lote për 3 firma të ndryshme.

Dy Lotet e para rreth 10 km nuk kanë nisur ende me shtrimin e asfaltit megjithese ne tetor 2018 perfundon afati.Sinjalistika është e manget gje qe krijon veshtirësi per drejtuesit e automjeteve.

Intertet në anë të rrugës por edhe në mes të saj janë të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve, sidomos gjatë natës. Gropat jane të mbushura me uje dhe nuk eshte menduar per kullimin e tyre. E nëse ky ritëm punimesh do të vijojë me shumë gjasa turistët do ti shoqërojë pluhuri edhe gjatë këtij sezoni turistik.

I njëjti sipërmarrës është edhe në rrugën e lumit të Vlorës. Dhe po të njëjta janë edhe problematikat.

Por a ndodh kështu me sipërmarrës të tjerë? "BOOM" u rikthye në Velipojë për ta vërtetuar dhe krahasuar.

Situata ndryshon 360 gradë në Lotin e Tretë të rrugës Shkodër-Velipojë, me gjatësi 8.3 km. Jane shtruar rreth 6 km dhe ajo qe te bie ne sy eshte rendesia qe i eshte kushtuar sinjalistikes se punimeve duke menduar edhe per sigurine e drejtuesve te automjeteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-rruges-shkoder-velipoje-po-i-mbaron-afati-nderkohe-punimet