Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ironizuar me çizmet që hodhi në seancën plenare të 18 dhjetorit 2017, kur u zgjodh Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Në një dalje për media, Kryemadhi tha se nipërit e saj do ta kritikojnë që çizmja nuk i ra në kokë kryeministrit Edi Rama, që ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka e mirë.
?Troç muhabeti kur unë të jem 104 vjeç do bëhemi si Evropa. Jam e sigurt që nipërit e mi do më thonë: T?u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ra në kokë Ramës ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka më e mirë?, tha Kryemadhi.
Kryemadhi ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe dhe nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët dhe t?i bëjë ata më pak të varfër. Kryemadhi ka paralajmëruar politikanët e korruptuar se një ditë do të paguajnë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë të merret seriozisht me çështjen e Reformës në Drejtësi.
Sipas kryetares së LSI, kjo reformë ka përfunduar një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre.