Qeveria miraton ndertimin e rruges Kashar-Thumane

2018-05-12 0

Në mbledhjen e radhës që u mbajt këtë të martë në Elbasan, qeveria ka marrë vendim për t'i hapur rrugën ndërtimit të aksit Kashar ? Thumanë, pjesë e programit 1 Miliardë për Rindërtim.

Janë 20.8 kilometra që parashikohet të ndërtohen me një buxhet prej 244,2 milionë, më një kontratë Partneriteti Publik Privat. Lajmi është bërë publik nga vetë Kryeministri përpara se të njoftohej në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Një tjetër projekt infrastrukture, i nisur prej vitesh dhe që është marrë vendimi të mbyllet brenda këtij viti, është dhe rruga Tiranën-Elbasan. Një tjetër projekt i rëndësishëm për Elbasanin, Kryeministri thotë se të jetë kthimi i zonës së ish-Metalurgjikut në një park industrial. Rama thotë se po negociohet me investitorë të ndryshëm për të marrë në konsideratë investimin në këtë zonë. Me një tjetër vendim, Këshilli i Ministrave lejon Ministrinë e Shëndetësisë për të negociuar direkt me kompaninë që prodhon medikamentet për kurimin e kancerit të gjirit.

Po me vendim të Këshillit të Ministrave nga sot shkrihen dhe 13 drejtoritë e bujqësisë. Sipas shifrave të qeverisë në Elbasan në 4 vite janë realizuar 374 projekte, 79 prej të cilave në infrastrukturë.

Në një takim me qytetarët e Elbasanit, Kryeministri ka kërkuar sërish që çdo njeri prej tyre që përballen me burokracitë dhe korrupsionin në zyrat e shtetit t'i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes për t'i denoncuar, por dhe për të marrë zgjidhje. Ndërsa në Tregan, i njohur si fshati i Llixhave, Kryeministri dhe ministrat e tij njohën banorët me vendimin e qeverisë për të përfshirë këtë zonë, por dhe 7 fshatra të tjerë të qarkut të Elbasanit në listën e 100 fshatrave turistikë.

Tv Klan