Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjeku shqiptaro-amerikane Dr. Kenneth Maliq Louis mbërrin për herë të parë në Shqipëri duke ofruar asistencën e tij në fushën e neurologjisë. Mjeku ka një eksperiencë të gjatë në kirurgjinë në spitalet e Floridas, por në kontaktet që ka patur me mjekët shqiptarë doktori i njohur i ka përgëzuar ata në arritjet në këtë fushë.
Dr. Kenneth Maliq Louis është neruokirug shqiptaro-amerikan më një eskperiencë mbi 40 vjet në spitalet e Floridës dhe rrjeteve të ndryshme spitalore në të gjithë botën.
Për doktor Louis është hera e parë që shkel tokën shqiptare, vendi ku jetuan paraardhësit e tij nga zona e Korçës me mbiemrin Vincani dhe Galip.
Në vizitën e tij në neurologji me mjekun e njohur Mentor Petrela, Louis u shpreh se qëndrimi i tij dy mujor do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për mjeket ne këtë shërbim dhe për studentët specializantë.
Louis: Jam i nderuar që jam këtu për herë të parë dhe shoh një aftesi të kirurgjisë shqiptare për ndërhyrjet që realizohen këtu. Unë do të sjell eksperiencën time dhe teknikat më të reja të ndërhyrjeve neurologjike që kryejmë në USA. Jam këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë leksione studentëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksperience-amerikane-ne-mjekesine-shqiptare