Ora News - Oboti sërish nën ujë, lëvizet vetëm me varka

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e shiut dhe rinisja e shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, përkeqësuan situatën e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Fshati Obot u izolua sërish, ku banorët nxorën varkat si të vetmen mundësi për të lëvizur. Në ndihmë kanë forcat e ushtrisë, por banorët shprehen kritikë me institucionet e tjera të shtetit. Me rreth 1850 hektarë tokë nën ujë, Bashkia e Shkodrës vijon të kërkojë shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Banorët e Obotit duken të dorëzuar përballë ujit. Situata ndryshon brenda pak orësh, ndaj këtë të martë ata e gjetën veten sërish të izoluar, pasi rezulton se shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës janë dyfishuar ndërsa kanë vijuar dhe reshjet e shiut.

Makinat e ushtrisë janë fikur në hyrje të rrugës, ndërkohë varkat janë i vetmi mjet që siguron lëvizjen e banorëve.

Shkarkimet nga Hidrocentrali i Vau Dejësit zyrtarisht thuhet se janë në kuotën e 800 meter/kub për sekondë në krahasim me 400 metër/kub për sekondë që ishin një ditë më parë.

Në zonën e Nënshkodrës uji po u afrohet banesave, ndërsa varkat e ushtrisë dhe banorëve qëndrojnë në gatishmëri.

Banorët po e humbin edhe qetësinë që i karakterizon, ndërsa kërkojnë më shumë lëvizje nga ushtria, si dhe furnizime me ushqime për gjënë e gjallë, pasi rezervat kanë mbaruar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/oboti-serish-nen-uje-levizet-vetem-me-varka