Ora News - Vettingu në burgje, mbi 100 punonjës me rekorde kriminale

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 100 punonjës të burgjeve kanë rezultuar me rekorde kriminale ndërsa 70 të tjerë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një vizitë në burgun e Peqinit ku ka paralajmëruar reformë të thellë në këtë sektor.

Gjonaj: Ka filluar një proces verifikimi për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve dhe më pas do të shtrihet edhe tek punonjësit e stafit civil, është pikërisht pastërtia e figurës dhe integriteti moral. Aktualisht na ka rezultuar se rreth 70 punonjës të policisë së burgjeve janë të papërshtatshëm me pozicionin dhe begraundin e tyre që automatikisht ose duhet të sistemohen në vende të tjera ose duhet të dalin nga sistemi.

Ministrja theksoi se nuk do të ketë tolerancë për rastet korruptive në burgje, ndërsa theksoi se sfidë mbetet edhe forcimi i masave të sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-duhet-reforme-urgjente-rastet-e-korruprsionit-ne-burgje-jane-te-shumta