Spiropali: Basha s’mund t’i shmanget më drejtësisë duke e përdorur mandatin e deputetit

2018-05-12 0

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, të japë llogari para drejtësisë për skandalin e lobimeve ruso-amerikane.

Spiropali tha se s?ka më asnjë dyshim që Basha gënjen dhe për këtë duhet të përgjigjet para ligjit, si për gjysmë milionë dollarët e paguara për lobim, ashtu dhe për lobimet ruse.

Më tej, deputetja e PS paralajmëroi se kreu demokrat nuk mund t?i shpëtojë më drejtësisë dhe as nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci.
?S?ka asnjë dyshim se ai që gënjen është vetëm Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit, me të cilën Basha ka marrëdhënie. Basha duhet të përgjigjet para ligjit për gjysmë milion dollarët që PD ka paguar për lobim dhe për lobimet ruse. Basha nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci dhe as nuk mund t?i shmanget më drejtësisë. Këtë herë nëse është sado pak trim duhet të dalë dhe jo të mbulohet me gjethe fiku?, tha Spiropali.

Free Traffic Exchange