Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë vijuar me replika në distancë për çështjen e lobimit të kontratave të Partisë Demokratike. Nga selia rozë ka dalë deputetja Elisa Spiropali që i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos fshihet pas mandatit të deputetit, por të dalë përpara drejtësisë për lidhjet me rusët e kompanisë 'Binatta Trade'.
"Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë ?kamioni është i imi, por s?e di kush ma mbushi me banane? dhe as mund t?i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s'ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur".
Përgjigjia e selisë blu për akuzat e socialistëve ka ardhur nga deputetja Orjola Pampuri, e cila i kërkoi Kryeministrit të japë shpjegime për kontaktin me përfaqësues të një kompanie ruse që ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.
"Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë? Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta? A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashkët me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës? Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse? Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet: Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës? Çfarë i është premtuar Jurimexit"?
Beteja e akuzave dhe kundërakuzave mes dy forcave më të mëdha në vend nisi pas publikimit të një investigimi nga revista amerikane 'Mother Jones', ku përmes kontratave të lobimit të firmosura nga Partia Demokrative përpara zgjedhjeve të 2017 gjendeshin fije që e lidhnin me një kompani në pronësi të dy rusëve me lidhje të forta me Kremlin.