Report TV - Lezhë, demtimi i sistemit vaditës rrezikon tharrjen e të mbjellave

2018-05-12 0

Shkatërrimi i sistemit vaditës gjatë viteve të fundit, po rrezikon të lërë pa ujitur mijëra hektarë të mbjella në Njësinë Administrative Blinisht të bashkisë së Lezhës. Mbeturinat e shumta gjatë gjithë gjatësisë së kanalit dhe dëmtimet e betonit në disa pjesë, janë kthyer në shqetësimmin kryesor të fërmerëve të cilat me ardhjen e pranverës nisin punët për prodhimet e tyre. Ata thonë se duhet ndërhyrë menjëherë, pasi jetesa e tyre lidhet ngushtësisht me bujqësinë.
?Kanali vaditës që vjen nga Vau i Dejës, domethënë nga kanali i Blinishtit e deri në Piraj nuk vaditet. Gjithë këto toka që janë nën të nuk kanë vaditje, për shumë pak punë na ka penalizu. Kam 8 dynym shegë dhe e kam me vaditje. Ujin e marr nga ky kanal, nese këtë vit nuk vjen uji, shegën as nuk mund ta ushqej as nuk mund ta vadis. Nese ndërhyn pak a shumë bashkia që të pastrohet, ne do të vadisim, ndryshe do ngeli sikur është tash 20 e ca vite?, shprehen fermerët.

Free Traffic Exchange