Kush vjen per dreke/ Smoothie qe ndihmon kunder celulitit (13.03.2018)

2018-05-12 3

Celuliti përbën një ndër problemet më të mëdha dhe gratë do të bënin gjithçka për ta hequr qafe.
Shkaqet e celulitit kurrë nuk janë të ngjashme, por e kanë prejardhjen në gjenetikë, ose në çrregullimet hormonale. Celulitit në masë të madhe i ndihmon edhe qëndrimi ulur para aparatit televiziv, që shkakton qarkullim të dobët të gjakut, pastaj ushqimi jo i rregullt, dehidrimi, konsumi i duhanit dhe i alkoolit.
Celuliti është një lloj dhjami në një nënshtresë të lëkurës që përmban grupe të kontraktura të indeve lidhëse. Ky ind lidhës që varion në trashësi është i lidhur me qelizat dhjamore qëndron aty falë një rrjeti fibrash, që mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet tona.
Sot në rubrikën ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? do të mësoni një smoothie të thjeshtë që ndihmon kundër celulitit. Por duhet të keni parasysh se nëse nuk keni një dietë të shëndetshme, ky smoothie nuk do të funksionojë.
Për të përgatitur këtë recetë do t?iu nevojiten këto produkte:
-250 ml ujë
-një fetë ananas i qëruar
-30 gr spinaq
-2 portokallë
-2 banane
- një gjysmë luge çaji kanellë

Free Traffic Exchange