Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë muaj pas tragjedisë me tre viktima në rrugën e Torovicës, asgjë nuk ka ndryshuar.
Masivë gurësh vazhdojnë të shkëputen nga mali duke rrezikuar jetë, ndërsa paralajmërimi i vetëm mbeten tabelat në rrugë
Pas aksidentit zona u inspektua nga forcat e ushtrisë të cilët së bashku me bashkinë hartuan një plan ndërhyrje, e cila, që prej asaj kohe mbetet në letër
Në Bashkinë e Lezhës, Përgjegjësi i Emergjencave Civile, Zaim Keqi thotë se janë në pritje të përgjigjes së Ministrisë së Mbrojtjes, së cilës i kanë plotësuar të gjitha kërkesat për ndërhyrjen
Zaim Keqi : "Ne ia kemi plotësuar të gjitha kërkesat, por jemi në pritje të ardhjes së forcave xheniere"
Shkëmbi disa tonësh që u mori jetën tre njerëzve dhe lulet përkujtojnë viktimat mbeten e vetmja kujtesë për autoritetet se tashmë janë 5 muaj me vonesë për ndërhyrjen
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/asnje-ndryshim-ne-rrugen-e-torovices-lezhe-pese-muaj-nga-tragjedia