http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse vitet e fundit qeveritë kanë dhënë një lumë koncesionesh, duke transferuar shërbimet publike në kompani private, asnjë prej këtyre kontratave nuk është hetuar lidhur me pozitat monopol në treg.
Por Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një hetim të thelluar në dy prej tyre. Behet fjalë për koncesionin në kalatën lindore në Portin e Durrësit për shërbimin e ngarkim-shkarkimit, si dhe për koncesionin e kolaudimit të makinave. Ky i fundit shpesh here është kontestuar nga vetë qytetarët të cilët nuk marrin shërbimin e duhur
Kreu i Autoritet të Konkurrencës raportoi në Komisionin e Ekonomisë lidhur me veprimtarinë vjetore, ku problemi kryesor mbetet moszbatimi i vendimeve. Janë 13 tituj ekzekutive te shoqeruara me gjoba, por ato kanë mbetur peng i ekzekutimeve nga gjykata dhe përmbarimi.
Mos ekzekutimi i gjobave nga drejtësia, e kthen Autoritetin e Konkurrencës në një institucion të padobishëm, ndërsa kompanitë abuzuese mbeten të pandëshkuara.