Ora News - Shpërndanin drogë afër shkollave të Tiranës, arrestohen 4 të rinj

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

? Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

? Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

? Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

? Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vjedhja me dhunë? dhe ??Heqja e paligjshme e lirisë?

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit ? Cannabis Sativa? e ndarë në porcione gati për t'u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndoci, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit ?Cannabis Sativa?, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ??Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim? dhe ? Falsifikim dokumentash? parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperndanin-droge-afer-shkollave-te-tiranes-arrestohen-4-te-rinj