Ora News - Rama: Rruga Elbasan-Tirane do të finalizohet brenda këtij viti

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama tha nga qyteti i Elbasanit, se dy projektet e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Qukës - Qafë Plloçë janë dy projekte skandalize

Kryeministri Edi Rama deklaron se rruga Elbasan- Tiranë do të finalizohet brenda këtij viti.

Më pas do të vijohet me segmentin Qukës- Qafë Plloc.

Pyetje: Kjo rrugë kërkon financime të reja? Po sa shkon vlera e tyre?

Rama nuk dha shifër por tha se qeveria do të marrë përsipër financimin

Edi Rama: "Ne do të marrim përsipër financimin. Rruga është gropa e një marrëzie të shkuar dhe babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti i shtetit. Shpresoj që për babëzinë e freskët të paguajnë ata që janë në hetim. Ne kemi detyrë dhe do të bëjmë deri në fund të vitit.

Nga Elbasani, ku Rama ka mbledhur sot qeverinë tha se ky qark do të jetë një prej qarqeve që ka përfitueshmëri më të lartë nga programi i fshatrave turistikë. Janë 8 fshatra.

Rama: Kemi dy probleme, të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për ti mbushur, por ende nuk i kemi mbushur plotësisht. Qoftë për arsye të marrëzive të të shkuarës së largët, qoftë për arsye të shfaqje të babëzisë të së shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës Qafë - Plloçë.

Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segementin Qukës- Qafë Pllocë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-projektet-tirane-elbsan-dhe-qukes-qafe-plloce-skandaloze