Report TV - Fierza në kuota maksimale, uji rrezikon dhe urën e Kukësit

2018-05-12 2

Reshjet intensive të shiut gjatë këtyre ditëve kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Fierzës të ngrihet ndjeshëm. Rritja e nivelit të ujit në atë liqen, ka shkaktuar përmbytjen e shumë tokave.
Ngritja e nivelit të ujit është e dukshme tek Ura e vjetër që kalon mbi Drin, në Kukës. Kjo urë duket sikur nga çasti në çast, do të fundoset në ujë, duke u bërë jo vetëm e pakalueshme, por edhe e padukshme për syrin.