http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngarkese e madhe kokaine është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet italiane. Behet fjale per plot 300 kilogramë droge te kapura ne portin e Xhenoas.
Kjo eshte anija me flamur te Tanzanisë ku u gjet ngarkesa.
Policia e Xhenoas arrestoi një marinar nga Tanzania. Ai dyshohet se është i përfshire ne trafikun e lendeve narkotike.
Anija kishte përshkuar disa vende përpara se te mbërrinte ne Itali.
Gjurmimi kishte filluar më 16 shkurt ne kuadër të hetimit ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e drogës. Finalizimi i operacionit u be pas shkëmbimit te informacionit edhe me shërbimet sekrete.
Ngarkesa ishte paketuar në 20 çanta plastike ne anijen ?Dimitris C?, vlera e saj llogaritet rreth 15 milion euro.