Aksidenti Skrapar, nxënësja rrëfen tmerrin: Autobusi o rrotullua 4 herë dhe ramë në greminë

2018-05-12 5

Nxënësit e aksidentuar një ditë më parë me autobus në fshatin Vërzhezhë të Skraparit kanë treguar për Report Tv momentet e tmerrit. Të rinjtë kanë rrëfyer sot përjetimet e tmerrshme, teksa thonë se autobusi pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur katër herë dhe ka përfunduar në përrua.
?Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frikë. Në mikrobus ishin rreth 26 nxënës të një shkolle?, tregojnë nxënësit.

Nxënësit udhëtonin çdo ditë nga fshati Vërzhezhë drejt qytetit të Çorovodës, pasi në fshat nuk ka shkollë të mesme. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime dhe fraktura, ndërsa një vajzë u soll dje me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhej në gjendje të rëndë.

Free Traffic Exchange