Ora News - Pranga pronarit të servisit, merrte 1500 mijë euro për një minë me telekomandë

2018-05-12 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I dëmtuari me tritol përgjatë së hënës, u arrestua me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve plasëse. Në servisin e 34-vjeçarit Gentian Hoxha u gjetën 3 detonatorë dhe 2 kapsolla ende të pashpërthyera. Policia po verifikon disa persona, me të cilët dyshohet se bashkëpunonte Hoxha.

Pak orë pasi u dëmtua në duar dhe kokë nga shpërthimi i tritolit, 34-vjçcari Gentian Hoxha u arrestua në Spitalin e Traumës, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve plasëse.

Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore Hoxha u vu në pranga, ndërsa në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

"Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", sqaroi policia.

Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.

Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthimi-prane-instituti-te-higjenes-arrestohet-i-plagosuri