Ora News - Shkarkohet komisioneri publik, Herald Saraçi

2018-05-12 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të komisionerit publik Herald Saraçi.

Bëhet fjalë për një procedim të nisur nga ONM, i cili pretendonte se komisioneri kishte kryer tre shkelje.

Shkelja e parë lidhet me rregulloren e komisionit, ku sipas ONM-së Saraçi nuk ka bashkëpunuar me komisionerin tjetër për krijimin e një rregullorje.

Një shkelje tjetër lidhet edhe me rekrutimin e stafit. Megjithëse zoti Saraçi nuk ka pranuar që ka kryer shkelje, Kolegji vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Pas daljes nga seanca, Herald Saraçi, ka pretenduar se ky është një veprim i padrejtë dhe do të ndjekë rrugët e tjera ligjore, pra do ta apelojë vendimin.

Po se ku do ta apelojë, sipas Saraçit, në këtë rast ligji është i paqartë.

Saraçi: U fol për detyra funksionale të Komisionerit Publik. Të hapin ligjin nëse në ligj gjenden detyrat funksionale ose detyra për komisioner publik.Ligji është komplet vakum ligjor. Mbledhja e komisionerëve publik është penguar nga puna ime, mbledhja e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit përsëri është penguar nga unë.

Unë kam qenë përfshirë në procesin e rekrutimeve të gjithë punonjësve të vettingut. Në këtë proces rekrutimi komiteti ad-hoc pranon njerëzit në punë, pranon punonjësit në punë dhe ky komitet ka një komptencë: Pranimin në punë. Nuk e ka as mbledhja e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit, nuk e ka as mbledhja e komisionerëve publik. Unë kam respektuar ligjin si anëtar i komitetit ad-hoc, nëse kanë dashur që të veprojnë mbi ligjin kanë vepruar siç kanë dashur vetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-komisioneri-publik-heral-saraci

Free Traffic Exchange