http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri kombëtar do të shembet dhe vendin e tij do ta zërë një objekt i ri tërësisht modern, që pritet të behet realitet përmes skenës së partneritetit publik-privat.
?Godina në vite ka pasur ca ndërhyrje për të krijuar sistemet minimale të ngrohjes dhe sigurisë, që ishin si medikamentet që mbajnë në jetë një të sëmurë në koma?.
Në takimin me artistët në kryeministri ku u prezantua edhe projekti i ri i godinës së teatrit kombëtar, Rama siguroi se teatri s?do të jetë në një kullë dhe se do t?i jepet edhe më shumë hapësirë.
?Fondet janë rritur 20 %. Rritja e shfaqjeve 200 për qind dhe publiku 400 %, vlen si arsye që të investojmë për këtë teatër. Nga 4000 metra rrënoja, do keni 9000 metra. Nga një sallë do keni 4 salla. Hapësirat për artistët janë poshtëruese dhe ne do ti shumëfishojmë. Salla kryesore nga 490 vende 620 poltrone dhe krijohet edhe një salle tjetër mbi 100 skenë me mbi 100 vende?.
Kryeministri siguroi se së pari do të rishihet legjislacioni, pasi teatri nuk do të financohet me sistemin e vjetër të ligjit të prokurorimit.
Ky projekt do bëhet me ligj të veçante. Ne do bëjmë projektligjin dhe do ta çojmë, për miratim. Teatri është pjesë e një propozimi për PPP. Shqipëria do përfitojë ndërtimin e teatrit që shtetit nuk e bën dot për 15 vjet me atë buxhet.
Teatri i ri mendohet të jetë tre herë më i madh se godina aktuale dhe në të nuk do të mungojë edhe hapësira për yjet e skenës, për ata që kanë bërë historinë e teatrit shqiptar. Ndërkohë, deri ne ndërtimin e teatrit të ri, artistët do të mund të performojnë ne qendrën turbine.