Heral Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vettingut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare.
Pas disa seancave të Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut. Në datën 9 shkurt, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar KPK të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Heral Saraçi, për thyerje të disiplinës.
Pas katër seancave KPK ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM. Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Kreu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo deklaroi se Saraçi nuk përmbushi detyrën sipas ligjit.