Stadiumi i ri ?Arena Kombëtare? po merr formë çdo ditë e më shumë. Përveç Federatës Shqiptare të Futbollit që po ndjek vazhdimisht punimet me ritme, në fazën rreth 75% të karabinasë, vetë UEFA, nëpërmjet inspektorëve të saj ka parë nga afër zbatimin e projektit. Tierry Favre, drejtori i projekteve në UEFA, i cili ka qenë i pranishëm edhe në startin e punimeve të Arenës Kombëtare, ka qenë i kënaqur me ritmin e punimeve dhe volumin e tyre. Ana pozitive qëndron në faktin që stadiumi i ri po ndërtohet brenda afatave. Sipas inspektorit të UEFA-s, Arena Kombëtare do të jetë gati në fundin e muajit e muajit shkurt ose fillimin e marsit 2019.
?Kënaqësi të jem këtu në emër të UEFA-s. Personalisht kam qenë këtu edhe para dy vitesh në nisjen e projektit. Nodhem këtu me arkitektin dhe pjesëtarë të federatës për të parë se si po shkojnë punimet të stadiumit të ri, që është një investim i madh për futbollin shqiptar, në vazhdim të stadiumeve të Elbasanit dhe Shkodrës. Besoj se edhe në kryeqytet do të shohim një stadium modern. Punimet do të përfundojnë në shkurt ose maksimumi në marsin e vitit të ardhshëm dhe për ne është në rregull? ? tha Favre.