KUKES-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin verilindor, pasi një nënë me foshnjën kanë vdekur në maternitet. Viktima është Nurie Poçi 39 vjeçe, ndërsa nga të dhënat e para nga spitali mësohet se ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën si pasojë e hemorragjisë gjatë lindjes.
Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, policia ka marrë kartelën mjekësore duke nisur hetimet.Spitali ka nisur verifikimet për të mësuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes së nënës së bashku me foshnjën.
Mamaja, së bashku me foshnjen ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.
Ekspertët mjeko-ligjorë të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.